Në ditën Ndërkombrate të Librit Gazeta ditore "Bohusläningen" boton në faqet e kulturës recensionin për librin "Lekens chauför"
Në kuadrin e Ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë Gazeta e sotme ditore Bohusläningen sjell në faqet e kulturës një recension për librin "Lekens chauför" botuar 2018 ( në shqip Shoferi i lojës,bt 2000) të shkrimtarit tonë Rizah Sheqiri. Libri u kushtohet grupmoshave 6-9 vjeç.
Personazhi kryesor është Yllka, një vajzë e zhdërvjelltë, e cila nuk do që askush ta mbaj për dore. Ajo dëshiron të rritet dhe të bëhet e fortë.Ëndërron që të ketë një shtëpi me gjashtë zemra dhe një baba me bisht. Ajo di të shkruaj dhe të tregojë përralla si babai i saj por e veçanta e saj është se ajo është edhe shofere e lojës. Lexojeni librin në shqip ose suedisht dhe futuni në një udhëtim me një shofere të veçantë!
#LexoniPërFëmijëtTuaj